Gjuriqi heq dorë nga vizita e së dielës

Drejtori i së ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka paralajmëruar sot se në javët e ardhshme do të jetë publikisht në Kosovë.

Për dallim nga dje kur tha se këtë të diele do të jetë në veri, Gjuriq duket se ka ndërruar mendje. Në Vrnjaçko Banjë ai ka thënë se ekzistojnë “indikacione serioze që një grup i njerëzve, përfshirë ministrat Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, janë të përzier në ndalimin e lirisë së lëvizjes që në Serbi paraqet vepër penale”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë “nuk duhet të luajnë me fjalë kërcënuese”, sepse askënd nga Serbia nuk do të mund ta ndalojnë që të lëviz lirshëm në Kosovë.

“Tentuan edhe në Graçanicë që të më ndalojnë, por nuk ia arritën qëllimit. As tash nuk do t’ia arrijnë”, ka thënë ai në fund.