Gjuriq paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme shtypi për Trepçën

Mediat serbe kanë njoftuar se shefi i Zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, gjatë së cilës do të flas rreth miratimit të Ligjit për Trepçën mbrëmë pas mesnate nga Kuvendi i Kosovës.

Me 79 vota për, 14 abstenim dhe asnjë votë kundër, Ligji për Trepçën mbrëmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

E menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e parë, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit.

Marko Gjuriq ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për rastin e Trepçës.