Gjuriq paralajmëron ardhjen në veri të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, paralajmëroi se nesër do të mundohet të jetë në veri të vendit, ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, Gjuriq ka thënë se njerëzit e zyrës së tij në vazhdimësi janë në kontakte me serbët e Kosovës dhe i vizitojnë ata.

Gjuriq gjithashtu tha se po tentohet që të frikësohen votuesit serbë duke dërguar në komunat veriore një numër të madh policësh shqiptarë.

Ai deklaroi se këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi mbrojnë interesat e Serbisë.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve.