Gjuriq: Ne i fituam zgjedhjet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Serbe është fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe se ajo fitoi dhjetë komuna me shumicë serbe, ndërsa partia kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës, fitoi vetëm tetë.

“Nuk është vetëm Lista Serbe që ka fituar dhjetë komuna me shumicë serbe, por në tërësi serbët kanë fituar në zgjedhjet lokale. U fituan dhjetë komuna, para palës shqiptare, LDK si dhe partisë së Ramush Haradinajt, me shtatë komuna dhe asaj të PDK-së me pesë, Vetëvendosjes me tri komuna”, ka thënë Gjuriq.