Gjuriq ndalohet nga Policia e Kosovës

Mediat serbe raportojnë se mbrëmë Policia e Kosovës në Graçanicë e ka ndaluar veturën në të cilin gjendej, Marko Gjuriq, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverisnë e Serbisë.

Diskutimet e gjata ndërmjet policisë, zv/kryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe prefektit të Graçanicës, Vladeta Kostiq, Marko Gjuriqit iu lejua qëndrimi në këtë komunë.

Radiokim raporton se gjatë ndalimit të veturës, zyrtarët policët shpjeguan se kishin urdhër ta përcillnin Gjuriqin deri në PKK Merdar dhe se do të arrestohej nëse do të kundërshtonte këtë vendim.

Menjëherë një grup i serbëve ishin mbledhur afër veturës së Gjuriqit duke brohorituar “Serbia, Serbia” ndërsa Gjuriq kishte dalë nga vetura dhe kishte falenderuar bashkëkombasit e tij. Nuk kishte vonuar shumë në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviç.