Gjuriq kërkon lirim të menjëhershëm të serbëve dhe rusëve të arrestuar dje në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka reaguar pas arrestimit të serbëve e rusëve që hynë pa autorizim në territorin e Kosovës.

Ai e ka “dënuar në mënyrën më të rreptë trajtimin që u bërë grupit të qytetarëve të Serbisë e të Rusisë”, të të arrestuarve në dje në Kosovë, shkruan Tanjug.

Gjuriq këto arrestime i ka quajtur përpjekje për keqpërdorim politik të këtij rasti, transmeton lajmi.net.

Tutje Gjuriq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtatzënë dhe një person jomadhor. Serbia përmes oficerit të vet ndërlidhës në Kosovë dhe në bashkëpunim me rrjetin diplomatik – konsullor të Rusisë u ka ofruar atyre ndihmën e nevojshme juridike.