Gjumin e rehatshëm e bëni, nëse keni muret e dhomës ngjyrë blu

Ngjyra e mureve në dhomën tuaj të gjumit luan rol të madh tek ju.

Pasi ngjyra e mureve ndikon në gjumin tuaj, transmeton Klan Kosova.

Kur jeni të stresuar, të shqetësuar, ose të zemëruar, është më e vështirë të bini në gjumë.

Por kur ndjeheni të qetë dhe të relaksuar, gjumi juaj është i rehatshëm,kështu për të pasur gjumë të rehatshëm çdo natë,

Sipas Tuck.com ngjyra e kaltër është ngjyra që duhet të ngjyrosni muret e dhomës suaj të gjumit, pasi ajo ka ndikim pozitiv në gjumin tuaj.

Pos kësaj ngjyre preferohen edhe ngjyra portokalli, e verdhë, e gjelbër dhe hiri.

Ndërsa ngjyrat të cilat nuk preferohen t’i keni muret e lyera janë kafe, e kuqe dhe vjollce.