Gjuajtje pranë sinagogës në Gjermani, konfirmohen dy viktima

ë paku dy persona e kanë pësuar me jetë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri pranë një Sinagoge në qytetin Halle në Gjermani.

Policia gjermane konfirmoi për mediat se të shtënat që ishin më shumë se dhjetë, u dëgjuan nga agresorët (disa) që u larguan me makinë. Autoritetet e rendit bënë thirrje që banorët e zonës të qëndrojnë brenda shtëpive, pasi të dyshuarit janë ende në arrati dhe paraqesin rrezik për zonën.

Policia nuk dha detaje të mëtejme, deri në zbulim të vendndodhjes së agresorëve dhe zbulimit të motiveve të tyre.