Gjuajtje me armë në Veternik, dyshohet se i plagosuri është këshilltari i Limajt

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri sot në Veternik të Prishtinës.

Rasti është raportuar nga Policia e Kosovës të ketë ndodhur rreth orës 17:00, shkruan lajmi.net.

Mediat kanë raportuar se personi i plagosur është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

Megjithatë, një informacion i tillë deri më tani mbetet i pakonfirmuar.

Plagosjen e një personi për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me daten 17.12.2019 rrethe ores 17:00 kemi pranuar nje informate per nje person te plagosur me arme zjarri ne Veternik -Prishtine. Njesit Policore iu kane pergjigjur rastit dhe kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve te para nga tereni viktima i plagosur menjeher eshte transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shendetesore sipas stafit mjekesor eshte stabile, jashte rrezikut per jete”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.