Gjuajtja me armë mes policisë dhe të dyshuarve, një person ende në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për gjuajtjen me armë në Prishtinë me disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00, teksa policët me rroba civile kanë provuar ta ndalojnë veturën e dyshuar të tipit “VW Golf”, në të cilën ishin tre persona.“Më datë 15.10.2018 rreth orës 21:00, përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për tu ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armën e zjarrit policëve të cilët në atë moment, duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që në ato çaste kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po ashtu njofton se dy nga tre të dyshuarit në këtë aksion janë arrestuar, ndërkaq që personi i tretë është në arrati.

Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve;> S. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe> D. S, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari I tretë N. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka arritur te ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është ne arrati”, thuhet tutje në njoftim.Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar:* Një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë,* Një Thikë,* Një shufër metalike,* Një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe* Disa telefona celular.

Dy zyrtarë policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arrati.