”Gjithmonë kam qenë lider, ndihem krenar me shirtin e kapitenit”

Valon Behrami është kapiten i ri i skuadrës italiane Udinese.

Mesfushorit nga Kosova iu besua shiriti i kapitenit nga trajneri i skuadrës Julio Velaquez.

Në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’, Behrami ka folur rreth shiritit të kapitenit.

“Pas mbylljes së afatit kalimtar veror, kur u vendos se do të qëndroja në skuadër, Velaquez më thirri dhe më tha se kishte marrë vendim për të ma besuar shiritin e kapitenit”.

Behrami: Krenar me shiritin e kapitenit, gjithmonë kam qenë lider

Mitrovicasi thotë se është krenar që e bartë shiritin e kapitenit te Udinese.

“Jam krenar që e barti shiritin e kapitenit. Është një vlerësim për mua, pasi autoritetin e kam pasur gjithmonë në dhomat e zhveshjes”, thotë mesfushori nga Kosova.

“Gjithmonë dhe gjithkah ka kam luajtur kam qenë lider dhe ky është një vlerësim i madh për mua nga trajneri dhe klubi”.

33-vjeçari në fund ka thënë se kanë kualitet si skuadër dhe se presin të bëjnë gjëra të mëdha këtë vit.