Gjithçka gati për ndeshjen e yjeve

Të shtunën me fillim nga ora 20:00, zhvillohet ndeshja e yjeve mes Milot Rashicës dhe Granit Xhaka.

Dy yje të futbollit kosovar, kanë vendosur të organizojnë një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të aktiviteteve për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Pjesë e ekipit të Milot Rashicës do të jetë edhe Shefki Kuqi, ish sulmuesi i disa skuadrave angleze.

Në anën tjetër, në ekipin e yjeve të Xhakës do të jetë Debatik Curri dhe Mërgim Mavraj.

Të ardhurat nga biletat e kësaj ndeshje humanitare, do të shkojnë për bamirësi./lajmi.net