Gjinekologia që u akuzua për deformimet e bebes, pranohet në punë në QKUK

Gjinekologia Teuta Hadri është akuzuar në vitin 2016 nga prindërit pasi për 9 muaj nuk i ka parë deformimet e bebes në duar dhe këmbë. Kjo ishte konfirmuar edhe nga Komisioni Etik, ndërsa Hadri tanimë do të nis punën si gjinekologe në QKUK

Për nëntë muaj të shtatzënisë një nënë nuk e kishte ditur se do të lindte fëmijën me deformime të mëdha në duar dhe këmbë. Kjo për shkakun se gjinekologia Teuta Hadri kishte dështuar t’i shihte këto deformime. Prindërit e kishin akuzuar mjeken në vitin 2016 dhe sipas raportimit të Kohës Ditore atë kohë, gabimin e saj e pati konfirmuar edhe Komiteti Etik në QKUK.

E Hadri tani do të nis punën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Ajo është pranuar në punë në një konkurs për 10 specialistë për klinika të ndryshme. Hadri ka dal nga testi me shkrim në vendin e tretë me 76 pikë, 5 pikë më pak sesa kandidatët Fatmire Sherifi dhe Gëzim Kastrati, shkruan Gazeta Shneta.

Por Komisioni në përbërje të Dr. Luan Jaha, Dr. Mirsada Behluli dhe Dr. Naser Rafuna e kanë shpallur fituese pas intervistës me gojë me 100 pikë më shumë sesa kundërkandidatët e saj.

Kujtojmë poashtu se Hadri ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës. /Gazeta Shneta/