Gjiganti turk insiston për Mustafin

nteresimi i Galatasarayt për Shkodran Mustafin vazhdon të mbetet serioz.
Drejtuesit e skuadrës turke nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mbrojtësi me prejardhje shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘dailycannon.com’.

“Arsenali pagoi 41 milionë euro për Mustafin dy sezone më parë, por nuk ka bindur dhe gjasat janë që këtë verë të shitet në ndonjë ekip tjetër. Interesim të madh për Mustafin ka shprehur skuadra turke Galatasaray”, njoftoi “dailycannon.com”.

26 vjeçari që në vitin 2014 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, te Arsenali është transferuar në vitin 2016 nga Valencia.