Gjiganti gjerman kërkon Rashicën

Interesimi i skuadrave të mëdha për shërbimet e Milot Rashicës vazhdon të rritet.

Skuadra gjermane, Schallke 04, ka hyrë në mesin e pretendenteve për transferimin e yllit të Kosovës.

Schalke në garën për Rashicën, do të rivalizojë Leipzigun, një tjetër skuadër e madhe në Bundesligë, shkruan lajmi.net.

Ky lajm është raportuar nga gazeta e madhe gjermane “Sport Bild”, dhe pritet që largimi i Rashicës të jetë i kushtueshëm për secilën skuadër që fiton këtë garë.

Një ditë më parë, mediet në Itali kanë shkruar edhe për një interesim të Milanit, për djaloshin e artë nga Vushtrria.