Gjiganti aviacionit do të largojë nga puna 5.000 persona

 Kompania kanadeze e avioacionit, teknologjisë dhe tranpsortit, Bombarder, njoftoi se është marrë vendim të largohen pesë mijë persona nga puna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Largimet do të bëhen në periudhën e ardhshme 12-18 mujore, tha kompania në një deklaratë, duke mos dhënë detaje nëse do të ndodhin largime nga puna në fabrikat e saj në kryeqytetin e Irlandës Veriore Belfast.

Kompania po ashtu bëri të ditur se do të shesë markën e programit të avionit të “serisë Q” me çmim prej 900 milionë dollarësh, dhe markën “Havilland” për 300 milionë dollarë.

“Jemi duke filluar t’i zbatojmë të gjitha hapat e nevojshëm të cilat do ta nxirrnin në pah tërë potencialin e portofolit të Bombarderit”, ka thënë Alain Bellamare, drejtuesi i lartë i kompanisë duke folur për planet e ristrukturimit të kompanisë.

Fitimi paratatimor i Bombarderit në çerekun e tretë të këtij viti është rritur dyfish në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 267 milionë dollarë.

Kompania synon që në vitin 2019 të rrisë të ardhurat totale për 10 për qind, për të arritur në nivelin e 18 miliardë dollarëve.

Në mbarë botën, Bombarder ka të punësuar 69.500 punonjës, përfshirë katër mijë në Belfast.