Gjermania largon Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë, Haradinaj falënderon Merkelin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania e ka hequr Republikën e Kosovës nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë.

Haradinaj ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve.

Postimi i Haradinajt:

Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!

Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.

Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel!