Gjermania fut në konsideratë kufizimin e shpejtësisë së makinave në autobanë

Propozimi i zbatimit të kufizimit të shpejtësisë së veturave në autobanë është “kundër praktikave të zakonshme”, tha ministri i Transportit, Andrews Scheuer, në Mynih të shtunën. Scheuer ishte duke iu përgjigjur një draft-propozimi që Gjermania të shqyrtojë zbatimin e kufijve të shpejtësisë në autobanët e saj, për të luftuar shqetësimet e klimës dhe emetimit të karbonit, sipas DPA, transmeton lajmi.net. Një projekt-propozim i Platformës Kombëtare për Ardhmërinë e Lëvizshmërisë rekomandon, sipas mediave të ndryshme që kanë arritur të sigurojnë një kopje, një limit të shpejtësisë prej 130 km / h për të reduktuar në mënyrë më efektive dëmet mjedisore lidhur me transportin. Zbatimi i kufizimit të shpejtësisë thuhet se ndihmon në frenimin e konsumit të karburantit, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Nëse Gjermania nuk i përmbush standardet e emisioneve të BE, qeveria mund të përballet me gjoba të mëdha. Gjermania nuk ka reduktuar emetimet e transportit që nga viti 1990, megjithëse emetimet e përgjithshme janë zvogëluar me rreth 28 përqind që nga 2017, duke e vënë vendin nën një presion të madh.
SHPËRNDAJE