Gjermania fiton para dhe në kohë stuhie, për disa ditë ka prodhuar energji sa 44 centrale bërthamore

Stuhia Ciara ka shkaktuar dëme e panik në Evropë gjatë javës së kaluar ndërsa Gjermanisë përfitime të mëdha prej vjeljes së energjisë së erës.

Erërat e forta që kanë goditur këtë vend kanë lëvizur me shpejtësi aq të madhe, sa që turbinat kanë prodhuar rrymë – ekuivalente me atë që kanë prodhuar 44 centrale bërthamore gjatë momenteve të stuhisë.

Megjithatë stuhia Ciara ka sjellë edhe probleme të mëdha, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, kurse trafiku është mbyllur përkohësisht e mijëra qytetarët kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjermania është lider në Evropë me prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar erën, e treta në botë pas SHBA dhe Kinës.
Gjatë vitit 2018, falë 30.240 turbinave të saj, ka prodhuar 119.590 gigavat./tch