Gjermani, restoranti objektiv i nje sulmi ksenofobik

– Një restorant, pronar i një turku, ka pësuar mëngjesin e sotëm nga një zjarrvënie e qëllimshme të kryer në qytetin Chemnitz në lindje të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, deklaroi për AA se dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm ksenofobik, i cili shkaktoi dëme të mëdha në restorant, por që famirësisht kaloi pa pasoja në njerëz.

Pronari i restorantit në fjalë, Mehmet Ali Tulasoglu, tha se sulmi ka ndodhur vetëm një javë pas një incidenti të ngjashëm, në të cilin ekstremistë të ekstremit të djathtë sulmuan një restorant persian në qytet.

Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për të identifikuar sulmuesit.

Gushtin dhe shtatorin e këtij viti, qyteti Chemnitz ishte vend i protestave të dhunshme të organizuara nga ekstremi i djathtë, në të cilat turmat sulmuan njerëzit të cilët i konsideronin “të huaj”, ndërsa hedhnin gurë në dyqanet e emigrantëve, ku pësoi edhe një restorant hebre.