Policia e Gjermanisë ka regjistruar 578 krime të urrejtjes kundër muslimanëve midis janarit dhe shtatorit të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në përgjigje të pyetjes parlamentare, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se të paktën 40 muslimanë u plagosën në sulmet e kryera kryesisht nga ekstremistët e djathtë.
Partia e Majtë në opozitë, e cila parashtroi pyetjen parlamentare, ka paralajmëruar kundër rritjes së fushatës së urrejtjes dhe dhunës kundër muslimanëve në vend.
Rreth 27 muslimanë u plagosën në sulme midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar.
Gjermania ka dëshmuar rritje të islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit, të shkaktuar nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë përdorur frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmit.