Gjermani, mbi 8000 fëmijë emigrant rezultojnë të humbur

Bëhet e ditur se në Gjermani janë humbur më shumë se 8 mijë fëmijë emigrantë.

Sipas raportit të përgatitur nga Departamenti Federal i Arkivit (BKA), në mesin e fëmijëve të moshave 14-17 vjeç pa prindër ose ndonjë të afërm të rritur që do të mund të kujdesen për ata, të cilët kanë aplikuar për strehim në Gjermani, 8 mijë e 346 janë të humbur.

Ndërkaq sipas raportit të Departamentit Federal të Arkivit të publikuar në korrik të vitit të kaluar bëhet e ditur se ky numër është 8 mijë e 991 vetë.

Ndërsa numri i fëmijëve të moshës 13-vjeçare të humbur në Gjermani ka qenë 922.

Në raport gjithashtu thuhet se pjesa dërmuese e fëmijëve nuk janë humbur për shkaqe kriminale.

Sipas kësaj një fëmijë figuron si i humbur pasi largohet nga kampi ku është regjistruar si emigrantë pa informuar paraprakisht zyrtarët.

Pjesa më e madhe e të rinjve i braktisin kampet ose konviktet, kur të kalojnë në ndonjë vend tjetër ose kur të shkojnë në pushime me shokët e tyre.

Supozohet se numri i këtyre të rinjve është i madh.

Mirëpo disa nga fëmijët e humbur bien në duart e organizatave terroriste ose të rrjeteve të trafikantëve të narkotikëve.

Këta fëmijë mashtrohen nga rrjetet e narkotikëve duke iu ofruar fitim të shpejtë për ti ndihmuar të afërmit në vendet e tyre.