Gjermani, greva anulon rreth 600 fluturime

Më shumë se 600 fluturime janë anuluar sot në Gjermani për shkak të grevës në aeroportet në Dusseldorfu, Këln dhe Stuttgart, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Dusseldorf, një nga aeroportet më frekuentuese në vend, janë anuluar 370 fluturime. Janë anuluar edhe 131 fluturime deri dhe nga aeroporti Këln/Bon dhe 142 në aeroportin në Stuttgart.

Grevën e shkaktuan punëdhënësit të cilët ofruan rritjen e rrogës për dy për qind gjatë dy viteve të ardhshme. Sindikata dëshiron që orët e të gjithë punëtorëve të kontrollit të sigurisë t’u rriten për 20 euro.