Gjermani, evakuohet xhamia pas lajmërimit për bombë

Për shkak të alarmit për bombë, është evakuuar një xhami në Duisburg të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhaminë qendrore të Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), në ora 10:20 është lajmëruar për bombë, për shkak të cilës janë ndërmarrë masa të larta të sigurisë.

Në postën elektronike, në nënshkrimin e së cilës shkruan Combat 18, theksohet se bomba e vendosur në hyrjen kryesore të xhamisë do të shpërthejë në ora 15:45.

Për këtë lajmërim janë lajmëruar pjesëtarët e forcave të sigurisë, të cilët evakuan xhaminë dhe filluan kontrollin.

Gjatë dy javëve të fundit nëpër xhamitë e Gjermanisë pesë herë është dërguar lajmërim për bombë.