Gjermani, deaktivizohen dy bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Dy bomba të epokës së Luftës së Dytë Botërore u deaktivizuan me sukses në qytetin Dortmund të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komuna e Dortmundit ka njoftuar se bombat amerikane dhe britanike që peshonin nga 250-kilogramë u deaktivizuan pasi më shumë se 14.000 persona u evakuuan nga zona përreth.

Si një masë paraprake, autoritetet gjithashtu evakuuan shkollat dhe spitalet dhe mbyllën stacionin e trenit të qytetit.

Bombat e pashpërthyera janë zbuluar shpesh në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.