Gjermani, arrihet marrëveshje rreth kontestit për emigrantët

Kryetari i Unionit Kristian Social (CSU) Horst Seehofer deklaroi se kanë arritur marrëveshje me Unionin Kristian Demokratik (CDU), të Kancelares Angela Merkel rreth kontestit lidhur me emigrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas bisedimeve intensive mes CDU-së dhe CSU-së, është arritur marrëveshje rreth asaj se si ne mund në të ardhmen të parandalojmë emigracionin e paligjshëm në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë”, tha Seehofer para gazetarëve të hënën në mbrëmje në Berlin pas bisedimeve që zgjatën disa orë.

Seehofer u shpreh i kënaqur nga marrëveshja e arritur, duke shutar se ende dëshiron të mbetet ministër i Brendshëm i Gjermanisë.

Ende nuk ka detaje konkrete të marrëveshjes së arritur mes dy palëve.

Seehofer të dielën në mbrëmje, pas një takimi disa orësh të CSU-së, ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, për shkak të mosmarrëveshjes me politikën e migracionit të kancelares gjermane.

Megjithatë, menjëherë pranoi bisedime të reja me udhëheqësit e partisë simotër CDU.

Kancelarja gjermane dhe ministri i Brendshëm, Seehofer kanë mendime të ndryshme mbi problemin e emigrantëve dhe azilit.

Seehofer konsideron se duhet të kthehen ata refugjatë nga kufijtë të cilët janë regjistruar më parë në një vend anëtar të BE-së, dhe që më parë u është refuzuar azili në Gjermani, ose nuk kanë dokumente, ndërsa Merkel dëshiron të zgjidhë problemin me vendet anëtare.