Gjermani, aksidentohet autobusi me nxënës, 21 të lënduar

Të paktën 21 nxënës të lënduar është bilanci nga përplasja e një autobusi shkollor në një shtëpi në jug të Gjermanisë, kumton policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ka ndodhur në ora shtatë të mëngjesit të sotëm në qytetin Eberbach, 50 kilometra në lindje të qytetit të Mannheimit, ku autobusi i cili po bartte nxënësit shkollor rrëshqiti nga rruga dhe u përplas në një shtëpi.

Zëdhënësi i policisë së Mannheimit, Christoph Kunkel, deklaroi se nxënësit e lënduar janë transportuar me helikopterë dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet që çuan në këtë fatkeqësi akoma janë të panjohura për policinë, e cila aktualisht po merr në pyetje shoferin e autobusit.

Në momentin e aksidentit autobusi ka qenë i mbushur, mirëpo policia nuk bën të ditur numrin e fëmijëve që kanë qenë brenda.