Gjermani, 30 punëtorë ngecin në minierë

Shpërthimi në një minierë në Gjermani ka bërë që të bllokohen 30 punëtorë, ndërkohë që disa prej tyre janë plagosur. 

Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit.

Zjarrfiksit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjt tunelit të minierës. 

Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit po marrin mjekim. Vetëm një prej tyre është në gjendje të rëndë./tch