GJERMANI – 10 të plagosur pas zjarrit në aeroportin e Frankfurtit

Dhjetë persona kanë marrë plagë të lehta, pas zjarrit të rënë sot në rimorkiatorin e një avioni, që do të nisej për në SHBA, në aeroportin gjerman të Frankfurtit, sipas autoriteteve.

Zjarri ka marrë për arsye ende të panjohura në rimorkiatorin e një avioni të ”Lufthansës”, një “Airbus A340-300”, bëri të ditur në një deklaratë një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane.

Avioni në ato momente ishte bosh përpara se të nisej drejt qytetit verior amerikan të Filadelfias. Shumë i dëmtuar nga tymi dhe flakët, avioni nuk ka mundur të niset.

“Zjarri përhapi një re të dendur tymi, që u shua plotësisht”, njoftoi zëdhënësi i ”Lufthansas”.

“Avioni pësoi dëme të konsiderueshme. Masat e nevojshme për riparimin e avionit do të përcaktohen me projektuesin e mjetit”, shtoi ai, duke saktësuar se nuk ka asnjë të plagosur rëndë./ /v.b/ a.jor.