Gjermanët, përdoruesit më të mëdhenj të letrës në botë

Gjermania prodhon më shumë mbetje letre dhe kartoni për person sesa çdo komb tjetër i industrializuar ose në zhvillim i G20-ës, deklaroi qeveria në përgjigje të një kërkese informacioni nga partia e të gjelbërve.

”Vitin e kaluar, kjo shifër ishte 241,7 kilogram për person, e renditur para SHBA-së, shifra e së cilës ishte më pak se 211 kilogram”, raportoi sot gazeta ”Saarbruecker Zeitung” duke cituar të dhënat nga qeveria.

Ka patur një rritje të konsiderueshme në përdorimin letrës për paketim, nga më pak se 70 kilogram për person në vitin 1991, në 96,3 kilogramë në vitin 2018.

Qeveria deklaroi se arsyeja ishte rritja e blerjeve online.

Megjithatë, qeveria dhe agjencitë e saj kanë pjesën e tyre të fajit.

Rreth 1,15 miliardë fletë letre u përdorën nga ata në vitin 2015. Kjo shifër ra në 1,05 miliardë vitin e kaluar.

Zëdhënësja e të gjelbërve në parlament për çështjet e mjedisit, Bettina Hoffman u shpreh se prodhimi i letrës kërkon prerjen e pemëve, gjë që do të krijonte një hapësirë sa 40 000 fusha futbolli.

Ajo bën thirrje që reduktimi i mbetjeve të letrës dhe kartonit të mbështetet me ligj.

SHPËRNDAJE