Gjëra që nuk duhet ti ndani me shefin tuaj

Disa gjëra janë mirë të lihen mënjanë dhe të shmanget diskutimi i tyre në ambjentin e punës ku punoni. Ja disa çështje rreth të cilave nuk duhet të diskutoni me shefin apo menaxherin tuaj:

Prirjen tuaj për biznes. Është mirë të keni një hobi dhe nuk ka asgjë të keqe nëse hobi juaj ju bën ju një fitimtar. Ajo që nuk është mirë është të shisni shërbimet tuaja drejtuesit tuaj dhe shokëve të tij.

Jeni të lodhur për shkak se keni studiuar deri vonë. Do të ishte normale nëse do të shprehnit lodhjen tuaj në punë për shkak se keni punuar në shërbim të punës deri vonë jashtë orarit, madje kjo gjë mund t`iu shtojë vlera si punonjës dhe mund të ndikojë në ngritjen tuaj në detyrë. Por kjo nuk është aspak në rregull të ankoheni për shkak se keni qëndruar deri vonë për të studiuar për një provim.

Ndoshta drejtuesit tuaj nuk i intereson se ju po përpiqeni të bëni karrierë dhe për më tepër nëse do të ishte në një fushë tjetër, për aq kohë sa ju tregoni lodhje dhe mungesë përqëndrimi tek puna aktuale.

Detaje të vizitës tek doktori. Nëse ju nevojitet një ditë pushim pasi nuk ndjeheni mirë, mund ta kërkoni atë, madje ju mund të ndani diçka që mund të jetë e vogël apo serioze, nëse dëshironi. Por shmangni çdo informacion që mund të krijojë një imazh të pakëndshëm në mëndjen e shefit tuaj.

Arsyen e vërtetë pse jeni larguar nga puna e fundit. Arsyet pse jeni larguar nga puna e fundit mund të jenë shumë dhe të arsyeshme. Por një arsye jo e mjaftueshme dhe që do të dëmtonte marrëdhënien tuaj me shefin do të ishte synimi për të kërkuar një punë më të lehtë dhe më pak sfiduese.

Ashtu si gënjeshtrat mund të dëmtojnë seriozisht marrëdhënien me shefin tuaj, po ashtu edhe sinqeriteti dhe të treguarit e gjërave që ju mund t`i ndani vetëm me miqtë tuaj mund të jenë të dëmshme në raportet mes eprorëve të tu. Edhe nëse keni një lidhje të ngushtë me shefin, një rregull i artë do të ishte të tregoni më tepër se çduhet atëherë kur është rasti dhe është në interes të të dy palëve./Mesazhi/

SHPËRNDAJE