Gjeneralit iranian prapa krimeve të luftës në Halep

Duart gjakatare te gjeneralit iranian Sejid Xhevad ne masakrën ndaj civilëve po vazhdon me muaj në rajonin e Halepit lindor në Siri. Ai ka sabotuar armëpushimin dhe ka udhehequr terroristët e huaj dhe ata iranian.

Boshtin kurrizor të sulmeve të regjimit në lindje të Halepit e përbëjnë terroristët e huaj pro-regjimit të cilët janë pozicionuar në këtë vend afërsisht para tri viteve.

Afërsisht shtatë mijë terrorist të Hizbullahut nga Libani dhe Iraku, Brigadës Fatimijun nga Afganistani, Brigadës Bakir dhe Brigadës së Lëvizjes Nuxheba nga Iraku, kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj vendasve në Halep.

Ndërkaq, në krye të grupeve që kanë sulmuar me armë të rënda dhe fluturake pa pilot pa zgjedhur civilë apo luftëtarë, ka dalur të jetë një komandant iranian, Gjeneral Xhevad.

Veçanërisht, në muajt e fundit ku krimet e luftës në Halep vazhdimisht kanë qenë temë diskutimi në opinionin ndërkombëtar, figura qendrore e sulmeve ishte Gjeneral Xhevad.

Grupet nën urdhrin e Xhevad kanë qenë shkaktar i rritjes së vdekjeve duke e penguar evakuimin e qindra mijëra civilëve dhe familjeve të luftëtarëve të bllokuar në sipërfaqe të ngushtë në Halep.

Qëllimi për “asgjësimin kolektiv të të rrethuarve” ka hasur në reagimi në opinionin botëror. Prej shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe OKB, erdhi alarmi se “po vazhdojnë të kryhen krime lufte”.

Grupet terroriste pro-regjimit, më 13 dhjetor pranuan armëpushimin dhe planin e evakuimit nën presionin e Rusisë, ndërsa më pas filluan ta sabotojnë. Marrëveshja e arritur sërish dy ditë më parë, u prish nga ana e grupeve nën komandën e Xhevad.

Guximi i terroristëve të huaj shkoi deri në vrasjen e katër personave duke hapur zjarr ndaj civilëve që filluan të evakuohen. Pasi u bë e qartë se autokolona do të dilte nga rrethimi, terroristët sektarianë sulmuan lagjen Rashidin ku autokolona do të kalonte pas 20 minutave.

Akti i fundit i Xhevad-it për goditjen e tentativave të Turqisë dhe Rusisë ishte pengmarrja e 800 personave në autokolonën e gjashtë të evakuimit.

Gjenerali iranian ka vendosur në tryezën e pazarllëqeve edhe Fua-n dhe Kefreja-n që janë të rrethuara nga opozitarët, por që ndihmohen nga regjimi. Shqetësimet janë mbi atë se gjenerali do të vazhdojë me sabotimet e tij dhe të shpërfillë jetën dhe sigurinë e dhjetëra mijëra civilëve.

18 zona nën rrethimin e regjimit

Dy qytezat me popullsi totale shiite prej gjithsej 15 mijë banorësh, kontrollohen nga militantët e Hizbullahut dhe Gardianëve të Revolucionit Iranian. Duke qenë se qytezat janë të rrethuara nga opozitarët, regjimi dërgon intensivisht ndihma nga ajri. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e civilëve.

Ndërkaq, opozitarët të cilët tërheqin vëmendjen për ndihmat e mëdha nga ajri drejt qytezave në fjalë, tregojnë se gjendja humanitare nuk mund të krahasohet me atë të Halepit. Opozitarët theksojnë se nën rrethim të regjimit ndodhen edhe 18 zona dhe se forcat e regjimit mund të tentojnë masakra në 18 vendbanime nëse pranohen kërkesat për Fua-n dhe Kefreja-n.