“Gjendja aktuale mes Palestinës dhe Izraelit është shqetësuese”

MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se gjendja aktuale mes Palestinës dhe Izraelit është shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, u takua me pëfaqësuesit e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe Lëvizja Islame e Rezistencës (Hamas).

Ai tërhoqi vëmendjen në atë se çështja palestineze duhet të zgjidhjet me paqe. “Ashtu si shumë shtete edhe ne jemi për zgjidhjen e çështjes palestineze me ‘Iniciativën Arabe për Paqe’ sipas parametrave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, u shpreh ai.

“Marrëveshja e shekullit të cilën SHBA-të e ofruan për procesin e Lindjes së Mesme, do të shkatërrojë gjithçka që është bërë deri më tani”, tha kryediplomati rus, Lavrov.

Ai më tej tha se gjendja aktuale mes Palestinës dhe Izraelit është shqetësuese, duke shtuar nevojën që mbledhjet e formatit të Moskës të zhvillohen më shpesh.

Takimet mes përfaqësuesit e organizatave politike palestineze me zyrtarët rusë që filluan dje do të vazhdojnë edhe nesër në Moskë.