Gjendet trupi i Khashoggi, ishte në oborrin e konsullit të Arabisë Saudite

Pjesët e trupit që i përkasin gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi janë gjetur në oborrin e konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll, sipas burimeve të Sky News, i cili shtoi se ai ishte “prerë” dhe fytyra e tij “u shpërfytyrua”.

Lajmi vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi nga zyrtarët sauditë të zbulojnë vendndodhjen e mbetjeve të Khashoggi, pasi qeveria saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë, megjithëse në një “kacafytje” me zyrtarët brenda konsullatës në Stamboll.

Duke folur para parlamentit turk të martën, Erdogan tha se “provat që kemi mbledhur deri më tani tregojnë se Jamal Khashoggi u vra në një vrasje të egër dhe të dhunshme”, planifikuar paraprakisht nga qeveria saudite.