Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 16:10, në Prishtinë, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe sipas familjarëve, viktima ishte përdorues i substancave narkotike, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.