Gjendet pa shenja jete një person, në fshatin Henc, të Fushë-Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij në fshatin Henc të Komunës së Fushë-Kosovës.

Viktima në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, afro 80 vjeç.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë për  Indeksonlinen zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.