Gjendet pa shenja jete një 26-vjeçar në Gjilan

Gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një 26-vjeçar në Gjilan. Një 26-vjeçar në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete. Burime të lajmi.net bëjnë me dije se 26-vjeçari është gjetur i varur në litar në banesën e tij. Sipas këtij burimi, dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje. Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.