Gjendet një person i vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Telegrafin se të hënën, rreth orës 10 e 10 minuta, policia ka marrë informatën se një person ka ndërruar jetë.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjeku kujdestar për ta ndihmuar viktimën, por i cili është pasi është dërguar në Qendrën Emergjente nuk ka arritur të mbijetojë.

“Prokurori e ka cilësuar vdekjen si të dyshimtë, dhe ende nuk mund ta konfirmojmë se është vetëvrasje”, ka shtuar Hashani.

Sipas tij, personi në fjalë është mashkull, i lindur në vitin 1951. /Telegrafi/