Gjendet i vdekur biznesmeni kosovar në Prishtinë

Sot afër orës 11:00 një 42 vjeçar është gjetur i vdekur banesën e tij në Prishtinë.

Sipas burimeve të lajmi.net personi në fjalë është biznesmeni kosovar, Fehmi Gashi, pronari i butikut të njohur “Charlie”.

Sipas policisë ishin familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lagjen Dardania.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më datë 23.07.2019  rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.