Gjendet helikopteri dhe 6 viktimat në Hawaii

Janë gjatur mbetjet e helikopterit të zhdukur dje në Hawaii, bashkë me kufomat e 6 personave që gjendeshin në helikopter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftuan se heliktoperi është rrëzuar në majë të një mali në ishullin Kauai.

Mbetjet dhe kufomat e 6 personave në helikopter janë gjetur, ndërsa punimet e kërkim-shpëtimit për një person do të vazhdojnë nesër në varësi të kushteve të motit.