Gjendet e vdekur vajza e akademikut Mehmet Kraja

Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në një banesë mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “vdekje të dyshimtë”

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një  informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria  Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëher në  vendin e ngjarjes, përfshir edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinis femërore.

Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Burime jo zyrtare të arbresh.info bëjnë të ditur se viktima në fjalë është vajza e akademikut Mehmet Kraja, regjisorja Arzana Kraja