Gjenden sasi kanabisi pranë zyrave të deputetëve

Bimët e kanabisit janë gjetur pranë një ndërtese parlamentare japoneze në Tokio.

Vendi ka një politikë të rreptë kundër drogës dhe posedimi i një sasie të vogël të kanabisit mbart një mandat burgimi deri në pesë vjet.

Të katër bimët pranë zyrave të deputetëve u hoqën pasi u zbuluan nga një vizitor. Nuk është e qartë se siu mbollën atje.

Sipas BBC, ndërtesa përmban zyra të përdorura nga anëtarët e parlamentit.

“Pasi e raportuam tek Qeveria Metropolitane e Tokios, dy zyrtarë të Tokios e vizituan vendin. Ata thanë se dukej sikur bimët ishin aty prej dy muajsh”, tha zyrtari parlamentar për agjencinë e lajmeve AFP.

Do të ketë një ndërhyrje të dytë që bimët të zhduken plotësisht në mënyrë që të mos përhapen.

SHPËRNDAJE