Gjatë sulmit izraelit në Gaza plagosen 97 palestinezë

Në intervenimin e ushtarëve izraelitë gjatë protestës së djeshme paqësore “Marshi Kthimit të Madh”, të cilën palestinezët e organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, janë plagosur 97 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ushtarët izraelitë kanë shtënë gjatë protestave paqësore në lindje të Gazës duke plagosur 97 persona, prej të cilëve 47 u plagosën me municion të vërtetë.

Në mesin e të plagosurve janë dy punëtorë shëndetësorë dhe dy gazetarë.

Palestinezët, që nga 30 marsi në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë protesta paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”. Protestuesit kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat u dëbuan si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.