Gjatë samitit G7 arrestohen 68 persona

Në kuadër të samitit G7 i cili zhvillohet në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës janë arrestuar 68 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prefektura Pyrenees-Atlantique thuhet se në kuadër të samitit G7 janë arrestuar 68 persona.

Ndërkohë nuk janë dhënë informacione në lidhje se ku dhe në çfarë kushtesh janë kryer arrestimet.

Në samitin ku janë marrë masa intensive të sigurisë, gjatë gjithë samitit janë në detyrë 13.200 policë dhe forca të xhandarmërisë, kryesisht kundër mundësisë së ndonjë sulmi terrorist.

Përreth qytetit Biarritz ku po mbahet samiti, po zhillohen edhe protesta, ku dje u mbajtën protesta në qytetet Hendaye dhe Bayonne pranë Biarritz.

Në Bayonne policia ndërhyri ndaj protestuesve me gaz lotjellës dhe ujë. Bëhet e ditur se 14 persona u arrestuan dhe 4 policë u plagosën lehtë gjatë ngjarjeve të shënuara mes protestuesve dhe policisë gjatë bllokimit të rrugës në Urrugne një ditë më parë.