Gjatë protestave në Kuds dhe Gaza, 13 palestinezë të plagosur

Të paktën 13 palestinezë u plagosën gjatë një proteste të shtunën në Kudsin Lindor dhe në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë protestave të organizuara për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump me të cilin njohu Kudsin për kryeqytet të Izraelit, intervenuan forcat izraelite.

Emced Ebu Asab, presidenti i Këshillit të Familjeve të të Burgosurve në Kuds, për AA tha se në mesin e pesë të burgosurve palestinezë në rrugën Selahaddin në Kudsin Lindor ka edhe të mitur.

Megjithatë, nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se janë plagosur vetëm tetë persona. Forcat izraelite intervenuan me bomba zhurmuese.

Pesë persona u plagosën gjatë një proteste në Rripin e Gazës. Forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës, plumba të vërtetë dhe të gomës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Esref el-Qudra, për AA deklaroi se forcat izraelite gjatë protestave në zonën kufitare me rajonin e Gazës kanë plagosur pesë palestinezë.

Më 6 dhjetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump mori vendim që të njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke paralajmëruar edhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi, ka pasur pakënaqësi dhe protesta në shumë vende.