Gjashtë futbollistët që do të largohen nga Barcelona në janar

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjashtë futbollistë do të nxirren në shitje në janar.

Barcelona ka bërë gati listën me emrat e futbollistëve që do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjashtë futbollistë do të nxirren në shitje në janar.

Aleix Vidal, Andre Gomes, Denis Suarez, Gerard Deulofeu, Paco Alcacer dhe Arda Turan janë emrat e atyre që do të gjejnë skuadra të reja nga muaji i parë i vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Vidal kërkohet nga disa klube nga La Liga, Gomes ka zgjuar interesim nga Serie A, Suarez pëlqehet nga Napoli, kurse Deulofeu, Alcacer e Turan po ashtu kanë oferta.