Gent Cakaj nesër në Kosovë

Gent Cakaj, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë,

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Takimi nis në orën 10:00, në ndërtesën e MPJ-së.

Ndërsa, pas takimit do të ketë konferencë për media.