Generata 99′ – studentët serbë vizitojnë për herë të parë Kosovën


Generation99 – studentët serbë vizitojnë për herë të parë Kosovën

Projekti i Deutsche Welles Generation99, i organizuar nga Adelheid Feilcke, Ivan Gjerkoviq dhe Bahri Cani, ka mbledhur këtë vit studentët nga Kosova dhe Serbia, të lindur në kohën e luftës së Kosovës.

Në qershor studentët e Universitetit të Prishtinës dhe Bogradit janë takuar në Kumanovë, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Ndërsa në dhjetor studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi kanë vizituar për herë të parë Kosovën, ku u pritën nga kolegët e tyre kosovarë.

Studentët së bashku kanë vizituar edhe Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut. Përshtypjet e tyre ishin vërtetë shumë interesante.