Gazetarja greke: Kur pash përsosmërinë e kampeve të refugjatëve në Turqi, më erdhi turp që jam greke!

Në një artikull ku vlerëson kampet e refugjatëve në vendin e saj dhe në Turqi, Spyropoulou, korrespondente e së përditshmes gjermane “Bild” në Greqi, thekson se kishte mbetur gojëhapur përpara atyre që kishte parë dhe se kampet e refugjatëve në Turqi janë në gjendje 1.000 herë më të mirë dhe të ndërtuar në mënyrë më humanitare sesa ata në Greqi.

“Në Turqi vërejta sesi qeveria ime dhe Greqia ime luan një lojë çnjerëzore me refugjatët, sesi bëhet politikë në kurriz të më të mjerëve dhe më të pambrojturve”, shprehet ajo në artikullin që shkroi për gazetën “Bild” pasi vizitoi kampet e refugjatëve në Altinozu (Hatay) dhe Kilis të Turqisë.

Pasi bën me dije se ende sot e kësaj dite i vjen turp nga gjendja e kampeve në Greqi që prej fillimit të krizës së refugjatëve në vitin 2015, Spyropoulou nënvizon se deri më sot ka fajësuar vetëm Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për faktin që refugjatët flenë për muaj të tërë mbi tokë pasi nuk kanë asnjë shtrat ku të shtrihen, për atë që detyrohen të gatuajnë mbi zjarr në ambiente të hapura dhe shpeshherë johigjienike, si dhe për mungesën e mbrojtjes për fëmijët.

“Nuk po u besoja syve kur pash kampet në Turqi”, shkruan gazetarja greke duke precizuar se kampet në fjalë janë si hotele me 5 yje në krahasim me ata në vendin e saj.

Duke bërë disa krahasime mes kampeve të refugjatëve në të dyja vendet, Spyropoulou potencon se në kampet e Greqisë banjat dhe nevojtoret ndodhen në një hapësirë të përbashkët, është e pamundur të kalohet nga mbeturinat/plehrat dhe njerëzit flenë në vende të pambrojtura nga kushtet e këqija atmosferike; kurse në Altinozu dhe në Kilis të Turqisë refugjatët strehohen në shtëpi prej kontejnerësh dhe çdonjëra prej tyre ka banjën, nevojtoren dhe kuzhinën e saj, çdo vend është i pastër dhe madje me mjedis të gjelbëruar.

Ajo tërheq vëmendjen se në disa kampe refugjatësh në Greqi, fëmijët nuk kanë mundësi arsimimi dhe luajnë në ambiente të pista, kurse në Altinozu dhe në Kilis ka një institucion parashkollor, një shkollë dhe një bibliotekë të mrekullueshme.

Liana Spyropoulou vë në pah se në kampet e vendit të saj mungon siguria, refugjatët presin 3-4 orë në radhë për të ngrënë dhe të regjistruarve u paguhen 90 euro në muaj.

Kurse në kampet e Turqisë – vijon ajo – siguria është shumë e lartë, hyrje-daljet bëhen me anë të gjurmëve të gishtave, refugjatët kanë shansin të gatuajnë vetë dhe çdonjëri prej tyre paguhet 100 euro në muaj.

Në detaje të artikullit potencohet gjithashtu se disa refugjatë në Turqi gjejnë punë dhe lejohen të punojnë.

Gazetarja thekson se Greqia po dështon të strehojë më pak se 65 mijë refugjatë, ndërsa Turqia është e suksesshme pavarësisht se ka mbi 3 milionë refugjatë dhe kjo është e turpshme për vendin e saj.

“Më vjen turp që jam greke”, shprehet Liana Spyropoulou.

Liana Spyropoulou@LSpyropoulou

Since the refugee crisis begun back in 2015, I visited #Greece ‘s camps dozens of times. Two weeks ago I had the chance to visit the ones in #Turkey at the borders with #Syria I guess I don’t have to explain why I felt ashamed not only as a Greek but also as a European.#Refugees

View image on Twitter
View image on Twitter