Gazetari i njohur shqiptar: Në media ka prostitucion, është ambient i ndyrë

Gazetari i njohur Enkel Demi e ka cilësuar median si një ambient të ndyrë, ku ka prostitucion. I pyetur mbrëmjen e shkuar në emisionin “Tempora” nëse mendon se ekziston seksizmi në hapësirën mediatike, Enkeli foli me tone të ashpra, dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

“Ekziston dhe është ambient i ndyrë. Shumë shpesh paragjykohesh dhe nga pamja e jashtme apo mënyra se si prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostitucion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Dhe shumë shpesh viktima janë vajza të vogla, por dhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë. Shkaktarët janë ata që kanë gjëra në dorë, që kanë pushtet në media dhe nuk janë pronarët e medias.”

Pas deklaratës së fortë, moderatorja Sonila Meço e mbështeti plotësisht mendimin e kolegut të saj duke thënë: “Mendoj edhe unë si ty!”/Opinion. al

SHPËRNDAJE